Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit. Krahas kryeministrit, i pranishëm ka qenë edhe Nasip Naço, ish-deputeti i LSI-së, i cili iu bashkua PS-së.
Rama duke u ndalur tek pandemia ka thënë se synimi i qeverisë është që brenda gjysmës së marsit të mundet të vaksinojë të gjithë bluzat e bardha. Ndërkohë ai ka shtuar se strukturat përkatëse po përpiqen për të siguruar doza të tjera vaksinash në mënyrë që të rritet ritmi i vaksinimit.
“Brenda gjysmës së Marsit do vaksinojmë të gjithë mjekët e infermierët e Shqipërisë. Do kemi lajme të mira shpejt për sigurimin e sasive të nevojshme për të rritur ritmin dhe sezonin pranveror ta kthejmë në vaksinim masiv. Pastaj tërmeti ishte një tjetër goditje e madhe. Në pak sekonda. Por ishte për të gjithë vendin goditje jo për vetëm të prekurit. Ndryshoi angazhimet tona dhe duke e bërë mandatin e dytë një mandat karakteri dhe për të dëshmuar forcën e karakterit të kësaj qeverisje për të mos u përkulur para goditjeve por për tu ngritur më të fortë.” tha Rama.
Top Channel