Berat/ “Mund të hapim fluturimet me Britaninë, Rama: Skenari optimist për ne është të vaksinohemi për 14 muaj

26/02/2021 09:28

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë një bisedimi me qytetarë në Berat, ka thënë se shumë shpejt mund të hapen fluturimet me Britaninë e Madhe. Sipas Ramës kjo mund të ndodh pasi ky shtet po kryen me sukses vaksinimin.

Më tej Rama ka shtuar se edhe Shqipëria pritet që në planin më optimist të kryej vaksinimin në 14 muaj.

“Për shkak të covid që u shfaq në Britaninë Madhe. Në raport me këtë shtet nuk ka fluturime nga asnjë vend i Evropës. Ka një gjë që besoj që duhet tu japi juve dhe më jep optimizëm se Britania e Madhe është një nga vendet që po ja dalin më mirë se të tjerët me vaksinimin për arsyes specifike. Një nga vaksinat ka lindur atje dhe po ecin shpejt drejt çlirimit të hapësirës nga armiku i padukshëm. Boris Jonson deklaroi disa lirime. Vaksinimi është një armë për të këputur zinxhirin e infeksionit. Aq më shumë krijohet mundësia për të hequr masat. Faktikisht tha se po përgatitet që në mars të fillojë me çlirim gradual të masave. Në prill 10 persona në stadium dhe në maj qershor të jenë përfundimisht të hapur për çdo gjë. Shumë shpejt mund të hapen fluturimet. Nëse do të vaksinojmë brenda 14 muajsh do kemi një avantazh dhe marzh veprimi të madh. Po punojmë ditë natë për të siguruar dozat e nevojshme për të vazhduar programin duke rritur sasitë.” ka thënë Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA