Arrestimi i Enkelejda Hoxhës dhe i mjekut Edvin Prifti/ Rama: Mesazh i qartë për të gjithë! Mjeku ‘rrjepte’ dynjanë

26/02/2021 09:56

Duke u ndalur tek Reforma në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat është shprehur se Vettingu është vetëm hedhja e bazave të një sistemi të drejtë në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek arrestimi i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha duke thënë se kishte marrë vendime skandaloze.

Gjatë përgjimeve të grupit me të cilën bashkëpunonte Enkelejda Hoxha, SPAK arriti të zbulonte edhe korrupsionin në Shëndetësi të mjekut Edvin Prifti, për të cilin Rama tha se kishte ‘rrjepur’ qytetarët.

“Vettingu është vetëm hedhja e bazave. Vettingu vetëm pastron dhe çlirohet sistemi nga një llum i madh dhe nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuari. Do kohën e vet. Më shkruajnë mua pse nuk ke arrestuar këtë? A thua unë se jam kryeprokurori i Shqipërisë. Por kjo nuk mundë të bëhet kështu. U arrestua një gjyqtare me një grup me vendime të tmerrshme. Është mesazh i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk mund të ndodhte.” ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA