Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Përplasen tre automjete, ndërron jetë 35-vjeçari (PAMJET)

26/02/2021 19:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Rrëshenit në rrugën e Kombit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Armando Gjoka 35 vjeç ka ndërruar jetë dhe është nxjerrë nga automjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Zjarrfikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel