Programi politik i PD dhe aleatëve/ Yuri Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga partitë

25/02/2021 14:57

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha ditën e sotme.

Përmes një postimi në rrjete sociale Kim shkruan se ishte një takim i shkëlqyer dhe temë diskutimi ka qenë programi politik i PD dhe aleatëve të saj.

Kim më tej shkruan se SHBA pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra dhe se është e përkushtuar për të forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri.

“Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj. Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra. Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan Kim. 

Top Channel