Avokati i gjyqtares Enkeleida Hoxha kërkoi pyetjen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të burgjeve, të cilët firmosën 9 raporte lehtësuese dhe shembullore për të burgosurin Hekuran Billa.
Përveç juristëve, përgjegjësve të regjimit të brendshëm dhe drejtorëve në burgun e Krujës u kërkua si dëshmitar dhe drejtori i përgjithshëm, Agim Ismaili si dhe të sqarohet sipas mbrojtjes procedura që u ndoq nga Ministria e Drejtësisë për njohjen e dënimit të Billës, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burgim si dhe amnistia që u aplikua ndaj të ndjerit.
Por, ILD pas kontrollit disiplinor ndaj gjyqtares këmbëngul se Hoxha e la të lirë Hekuran Billën, i cili vuajti dënimin në Shqipëri vetëm për tre vjet, ndonëse ndërkohë i kishin mbetur dhe 16 vite burgim.
ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, pasi sipas gjetjeve të tij, ajo nuk e liroi Hekuran Billën nga paaftësia por haptazi ishte e njëanshme thotë Artur Metani.
Ndërkohë që Hoxhës iu kontrolluan vendimmarrjet nga 2017 deri në 2019, por jo lirimi i Endrit Dokles.
Komisioni i disiplinës do të vendosë në datën 4 mars nëse do të pranojë kërkesën e avokatit të Enkeleida Hoxhës. Në total rezultojnë të përfshirë 20 punonjës të burgjeve që firmosën raporte lehtësuese për Genc Tafilin, Endri Doklen, ilir Pajës dhe Hekruan Billës.
Por, ndërkohë gjyqtarja mbahet në paraburgim për llogari të hetimeve të SPAK që e dyshon për korrupsion pasi nga përgjimet rezulton se ajo zbuti dënimin për një të burgosur tjetër, për të cilin ndryshe u shpreh në seancë dhe ndryshe në vendim.
Top Channel