Pema ‘unike’ e fosilizuar 20mln vjeçare, zbulohet e paprekur në Lesbos

25/02/2021 18:38

Zbulimi i një peme 19.5-metra të gjatë me rrënjët, degët e gjethet e saj, është diçka e paprecedentë sipas ekspertëve.

Dhe në fakt fillimisht u zbulua pema me 19.5 metrat e saj, ndersa disa javë më vonë u zbuluan 150 trungje të fosilizuara, njëri sipër tjetrit pak larg saj.

Nikolas Zouros, profesor gjeologjie në Universitetin e Egjeut, nuk i besonte dot fatit të tij pasi në 25 vitet e gërrmimit në pyllit e fosilizuar të Lesbos, ai nuk kishte zbuluar diçka të tillë.

Pemet ose pyjet e fosilizuara njihen nga shkenca si të “petrifikuara” dhe vijnë nga pyje të lashtë pemër e të cilave janë rrëzuar megjithë rrënjë, nga efektet e trupave ujorë dhe me kalimin e shkujve janë fosilizuar duke u kthyer në një masë të ngjashme me gurin.

“Pema është unike,” tha Zouros. “Një zbulim i tillë kaq i kompletuar është i shkëlqyeshëm, dhe më pas zbulimi i trungjeve të petrifikuar në një gropë të vetme …”.

I shtrirë thuajse në të gjithë gadishullin perëndimor të ishullit grek Lesbos, pylli me pemë të fosilizuara është shpallur gjeo-park global nga Unesco, dhe është nga më të mëdhenjtë në botë.

Gjithashtu produkt i shpërthimeve të njëpasnjëshme të vullkaneve, pylli me trungje ka ngjyra të ndezura që besohet se vijnë nga shpërthimet vullkanike që shkatërruan shumicën e Lesbos rreth 17 deri në 20 milionë vjet më parë.

Grupi gërmues me 35-vetë, përgjatë autostradës 20km që lidh Sigri me Kalloni, prej vitit 2013 kanë zbuluar 15 vendndodhje fosilesh të tilla, por ky i fundit renditej shumë më lart të tjerave.

Ata thanë se zbulimi i një peme të plotë të shtrirë mes një shtrati lulesh është thjesht fat.

Pyjet fosile të Lesbos ofrojnë një dritare të çmuar te e kaluara, tha studiuesi britanik Iain Stewart.

“Është një vend i përkryer për të hetuar mjedisin që ekzistonte 20 milionë vjet më parë”, tha ai për The Guardian.

FOTO GALERI
1/9
Trungje fosile ne Lesbos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA