Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë ditën e sotme se nuk ka asnjë favorit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Mustafa tha se kanë diskutuar vetëm për caktimin e një date për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, e jo ndonjë kandidaturë të caktuar.

“Ne vetëm e kemi caktuar datën e Kuvendit, s’ka favorit. Asnjë emër nuk është diskutuar, kemi diskutuar vetëm për ditën (Kuvendin)”, tha ai.

Top Channel