Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Gani Koci ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të paraqitem në Hagë më 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do të jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, shkruan Koci.

 

Top Channel