TIRANË – Top Channel ka siguruar foton e biznesmenit, 66-vjeçar, Behar Sofia, të ekzekutuar ditën e sotme në mes të kryeqytetit.
Viktima është ekzekutuar me armë zjarri me silenciator, një vrasje tipike mafioze. Kanë qenë të paktën dy plumba që i kanë marrë jetën Behar Sulo Sofia i cili përdorte tre identitete. Behar Seferi, Behar Sofia, Fatmir Sofia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, pranë Piramidës, buze lumit të Lanës, ku fillimisht Behar Sofia është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë.
Viktima sipas burimeve të Top Channel ishte një biznesmen por emri i tij është lakuar disa herë në disa nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend. Sofia është një emër i njohur për policinë si një person i përfshirë në aktivitete kriminale të drogës.
Top Channel