Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore e në këtë kuadër, me Partinë Demokratike pritet të firmosin sot Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
Brenda dhjetë ditësh ndërkohë duhet të prezantohet edhe lista e emrave që përfaqësojnë PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Para se të regjistrohen në KQZ, të dy aleatët i kanë kërkuar kryedemokratit që në lista të jetë prezente edhe logoja e partisë së tyre, pavarësisht se listohen në listën e PD.
Ditën e djeshme Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u takua dje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Opozita jashtëparlamentare pritet që të regjistroje sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit për çdo zonë zgjedhore. Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.
Kurse LSI, siç edhe e kemi ditur më parë do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel