Tropojë- Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tropojës, për shkak se akuzohet për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë.
Ky person, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë.
Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen “Hysenukaj” me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Top Channel