Disa të rinj nga Lëvizja Rinore për Integrim në njësinë 9 në kryeqytet i shpjeguan Erion Veliajt drejtues politik për Tiranën, arsyen e largimit nga LSI dhe aderimin në PS.
Xheni Gjergji: Vij si ish-kryetare e LRI-së në Njësinë 9. Jam marrë edhe me pjesën e Sekretariatit Organizativ në fushatën e 2017-ës. Të gjithë këta të rinj që janë sot këtu, janë shkëputur për shkak të zhgënjimeve dhe të përdorimit familjarisht. Ndaj, vendosëm që të gjithë bashkë t’i bashkojmë forcat.
Romina Meçe: Unë jam 20-vjeç, në vitin e 3-të tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Kam qenë e angazhuar me LRI-në për gjimnazet. Euforia për të punuar, por dhe mundësia për një të ardhme më të mirë më sollën këtu.
Vendimin e Xheni Gjergjit dhe Romina Meces, Velija e quajti të duhurin.
“Ju falenderoj me gjithë zemër! E them vërtet këtë sepse e di që ka qenë një vendim i vështirë, i cili nuk është marrë si një kafe ekspres që e bën për 2 minuta, por si diçka që është bluar dhe mirëmenduar. E di fare mirë lumin e sharjeve dhe të ofendimeve – kur iu shërbeje këtyre partive private dhe familjare je më i miri në botë, por kur do të interesohesh për familjen tënde, për familjen e qytetit, të quajnë llum. E di edhe sa toksik është ky mjedis. Është çmimi që paguan kur ti angazhohesh në këtë vend. Kush guxon dhe merr një vendim ndryshe nga turma histerike, linçohet”, u shpreh Veliaj.
Top Channel