Mbi 2 mijë të vaksinuar në Luginën e Preshevës/ Kreu i komunës: Gjendja më e lehtë në krahasim me 2020-ën

24/02/2021 11:22

Në Luginën e Preshevës janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi  sqaron ecurinë e vaksinimit për agjencinë Kosovapress.

 “Qytetarët kanë mundësi të përzgjedhin cilën vaksinë të duan. Dhe deri më tani i kemi vaksinuar 2300 qytetarë në komunën e Preshevës. E njëjta vlen edhe për komunën e Bujanocit por edhe Medvegjës. Për momentin vaksinimi është duke shkuar mirë, gjithashtu edhe unë jam vaksinuar ditëve të fundit. Dhe këtë e kam bërë se ka pasur këtu një lidere shqiptare politike, e cila ka shpreh skepticizëm dhe ka krijuar panik në komunën e Preshevës pas vaksinimit të dytë. Për këtë arsyeje e kemi publikuar edhe ne vaksinimin”, tha ai.

Arifi thotë se janë katër lloje vaksinash. Sipas tij, pritjet më të gjata janë nga Pfizer ndërsa për vaksinën kineze pritet më pak.

 “Në disa ditë është pesë deri në 10 (të infektuar), dita-ditë është më poshtë se pesë. Në krahasim në fundvitin 2020 gjendja është dukshëm më e lehtë. Por, prapë çdo i infektuar është i rrezikuar me jetë”, thekson Arifi.

Sipas Kosovapress, shqiptarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë mund ta marrin vaksinën nëse janë të regjistruar në këtë komunë.

Top Channel