Kukës – Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
I arrestuari sipas policisë është, A. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi F. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi A. N. i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh rreth 12mln lekë.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi shtetasi F. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi A. N. i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel