Koalicioni i PD me aleatët për zgjedhjet e 25 prillit/ Ja marrëveshja që pritet të dorëzohet në KQZ

24/02/2021 16:50

Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Partitë që duan të jenë në koalicion janë ato të opozitës të cilat ende në orët e fundit të afatit nuk e kanë bërë të ditur se si do të funksionojë koalicioni i tyre.

Sot ka pasur shumë lëvizje në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë mësohet se PD dhe LSI do të shkojnë të ndarë në zgjedhje.

Partia Demokratike dhe aleatët tradicionalë do të jenë të grupuara në një koalicion, i cili thuhet se do të titullohet “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.

Fillimisht në këtë marrëveshje nuk specifikohet dhe detajet vendi i cili i rezervohet aleatëve në lista por shpërndarja do të jetë sipas peshës elektorale të secilës parti sipas koalicionit. Momenti i dytë është se kandidatët e listës shumë emërore të këtij koalicioni të përbashkët do të konsiderohen si kandidatë të përbashkët duke shmangur në këtë mënyrë edhe trajtimet dhe sipas ndasive partiake.

Momenti i tretë është se numri i kandidatëve që secili aleat do të marrë, do të specifikohet dhe do të bëhet publike në momentin që do të dorëzohet lista shumë emërore e kandidatëve në KQZ. Pra është kjo marrëveshje e përbashkët, e cila po merr firmën e aleatëve të PD. Deri në këto momente ka firmosur Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule. Ndërkohë është edhe demokristiani Nard Ndoka, i cili po hedh firmën duke autorizuar PD si partinë udhëheqëse të këtij koalicioni.

Ndërkohë ka dhe disa detaje teknike kjo marrëveshje. Lulzim Basha autorizohet si personi i cili do të duhet të dorëzojë listën shumë emërore të kandidatëve dhe pranë KQZ, pra formalisht duhet të mbajë firmën e kryetarit të PD lista e kandidatëve të përbashkët ndërkohë nga ana tjetër, Ivi Kaso, eksperti ligjor i PD do të jetë personi i cili autorizohet për të kryer procedurat teknike në KQZ.

Ndërsa LSI do të dalë e vetme, por ka pasur diskutime me PD për të dalë në listë të përbashkëta në Dibër dhe Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA