Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në KQZ, koalicioni i dytë që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Subjekti zgjedhor mban titullin “Aleanca” dhe partitë që e formuan janë:
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane; Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë; Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare; Partia e Reformave Demokratike Shqiptare; Aleanca Demokratike Shqiptare; Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet; Partia për Mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
Kërkesa e parë për regjistrimin si koalicion zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.
Sigla e koalicionit do të jetë “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë:
-Partia Kombëtare Konservatore Albania;
-Partia Ora e Shqipërisë;
-Partia Emigracioni Shqiptar;
-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.
Top Channel