Aksidenti/ Jeta e Tiger Woods shpëtoi prej ‘fuoristradës’ $50,000 me 10 ‘airbag’e teknologji paralajmërimi (fotot)

24/02/2021 16:11

Pak dihet për fuoristradën e luksit që golfisti i famshëm amerikan Tiger Woods kishte marrë me qera për turneun e tij në Kaliforni, e cila besohet se i ka shpëtuar jetën pas aksidentit të tmerrshëm të së martës.

Sportisti milioner po drejtonte një Hyundai Genesis GV80 kur u rrokullis jashtë rruge pa ndërhyrjen e ndonjë automjeti tjetër, duke pësuar thyerje të shumta në këmbët.

Ndërkohë nga spitali thonë se 45 vjeçari Woods, është ‘zgjuar, i ndërgjegjshëm dhe po rekuperohet në dhomën e spitalit pas operacionit në këmbë.

Sherifi i Los Angeles, Alex Villanueva tha se golfisti është me fat që është gjallë, dhe kjo i atribuohet 10 qeseve mbrojtëse të ajrit të makinës së tij, si  dhe faktit që kishte vendosur rripin e sigurimit.

Fuoristrada 300-kuaj/fuqi  ishte marrë me qera për turneun promovues PGA Genesis Invitational.

GV80, e cila ka një shpejtësi maksimale prej 240 km/orë është e vetmja fuoristradë e prodhuar nga Genesis, një degë pak e njohur e kompanisë koreane prodhuese Hyundai.

Ajo ka qese mbrojtese ajri në kabinë, sistem të paralajmërimit të përplasjes, një kamera të brendshme për të paralajmëruar shoferin nëse e zë gjumi në timon, si dhe teknologji për parandalimin e timonimit të pa kontrolluar.

Mjeti i shitur për $50,000 ka sistem autopiloti të përshtatur ndaj stilit të drejtimit të shoferit dhe sistem të zbutjes së zhurmës së rrugës.

Sherifi Carlos Gonzalez, i cili shkoi i pari në skenën e aksidentit, tha se makina dhe fakti që  Woods mbante rripin e sigurimit, i shpëtuan atij jetën.

Ai shtoi se pjesa e përparme e automjetit ishte totalisht e shkatërruar por ajo e brendshme pak e shumë, e ruajtur.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/02/23/golfisti-amerikan-tiger-woods-rrokulliset-ne-aksidentin-me-makine-zjarrfikesit-e-nxjerrin-me-prerje-fotot/

FOTO GALERI
1/21
Sportisti milioner po drejtonte një Hyundai Genesis GV80 kur u rrokullis jashtë rruge pa ndërhyrjen e ndonjë automjeti tjetër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA