Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në zonën D në qytetin e Bulqizës.

Fiqiri Karaj është 49-vjeçari që gjeti vdekjen ndërsa po punonte në një galeri private.

49- vjeçari, baba i tre vajzave punonte në një minierë private ku gjatë punës një masiv  kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur.

Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Bulqizë/ informacion paraprak

Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA