“Parajsa mbi tokë”, zona e Portonovës në Vlorë mahnitëse në këtë periudhë të vitit (Pamjet)

23/02/2021 10:54
Zona e Portonovës në Vlorë

Zona e Portonovës në Vlorë sot në këto ditë kur temperaturat kanë pësuar rritje duket mahnitëse.

Qetësia dhe natyra ia shtojnë bukurinë kësaj zone të pashkelur nga këmba e njeriut në këtë sezon të vitit.

Ngjyra blu e detit dhe kthjelltësia e qiellit duket sikur bëhen njësh me njëra-tjetrën e duket si një hapësirë e pandashme.

Në sfond dëgjohen vetëm cicërima zogjsh dhe zhurmët e dallgëve që përplasen në shkëmbinjtë që takojnë tokën. Krahas detit, pjesa e gjelbëruar sjell një ndjesi paqeje ndërsa zogjtë fluturojnë të lirë në qiell.

 

FOTO GALERI
3/14

Top Channel