Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ka thënë se në vitin 2013 Shqipëria ishte gati që të ulte pagat dhe pensionet për shkak të borxhit të keq.
Rama më tej është ndalur tek procesi i rindërtimit duke thënë se deri më tani nuk është prekur asnjë qindarkë nga borxhet e ofruara nga shtete mike në konferencën e donatorëve për ndihma për Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit.
“Në vitin 2013 Shqipëria rrezikonte kur kemi bërë kontaktin me FMN. Për shkak të borxheve të mos paguante rrogat e pensionet. FMN kërkoi të ulte rrogat dhe pensionet. Borxhi ishte i keq dhe i pa financueshëm. Por sot jemi më të larta. Konferenca e donatorëve na dha kapacitet për të financuar borxhin. Nuk kemi hedhur asnjë qindarkë nga pjesa e kredive nga fondet që morëm. Të gjitha shpitë dhe shkollat që po ndërtohen. Ka filluar pjesa e shkollave me grand dhe jo me borxh. Të gjitha ato deri tani janë financuar nga qeveria shqiptare. Kjo është e dhënë domethënëse.”
Top Channel