Kosovë, më pak lindje të reja/ Vetëm në klinikën obstetrike të Prishtinë janë 700 lindje më pak

23/02/2021 15:43

Në repartin COVID në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 4 gra shtatzëna.

Gjendja e tyre shëndetësore është e qwndrueshme  dhe dy prej tyre së shpejti pritet të lindin pasi janë në javët e fundit të shtatzënisë.

drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismajli i cili tha se nga janari i vitit 2021 e deri tani në këtë repart të dedikuar për COVID janë trajtuar gjithsej 21 paciente shtatzëna.

 “Gjendja e pacienteve është stabile. Në vitin 2020 i kemi pasur gjithsej 103 paciente (me COVID) që kanë kërkuar trajtim në klinikën tonë, 47 kanë përfunduar me lindje, kurse të tjerat kanë qenë shtatzëni të cilat pas trajtimit dhe mjekimit janë lëshuar për shtëpi. Kurse në vitin 2021 i kemi 21 shtatzëna (me COVID), një lindje me prerje cezariane”, theksoi Ismajli.

Meqenëse ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja të të prekurve me COVID-19, Ismajli tha se institucionet kanë bërë një lirim të parakohshëm të masave anti-COVID dhe kjo  po reflektohet në rritje të shifrave.

“Mme rritjen e numrit ditëve të fundit po shihet se nuk janë respektuar masat aq sa duhet, fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave, mos mbajtja e distancës, mendoj se është bërë e parakohshme një lirim i tillë dhe kjo po na reflektohet edhe në numrin e shtuar të të infektuarve me COVID’, tha ai.

Drejtori i KlinikësObstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli tha se për shkak të pandemisë në këtë klinik vitin që shkoi janë kryer rreth 700 lindje më pak.

 “Në vitin 2020 kemi pasur rreth 8 mijë e 800 lindje, 3 mijë e 120 janë kryer me prerje cezariane, kurse pjesa tjerë janë kryer me lindje normale. Vërehet një rënie diku kemi pasur 600-700 lindje më pak”, theksoi ai.

Nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 22 shkurt 2021, në Kosovë janë regjistruar mbi 66 mijë e 600 raste me COVID-19, prej tyre 1,575 pacientë kanë vdekur.  Numri i rasteve aktive është 6706.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA