I thyen nofullën dhe 3 dhëmbë, politikani serb rrëfen: Sulmi ndaj djalit tim ishte i organizuar politikisht!

23/02/2021 18:53

Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiç, dha detaje te reja ne një konferencë për shtyp mbi dhunimin e djalit të tij nga një grup personash në Llapnasellë të Graçanicës.

Duke treguar kërcënimet e bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, lideri i Partisë Demokratike Progresive tha se Nikolla Rashiç ka pësuar lëndime të mëdha trupore ndërsa theksoi se sulmi ishte i organizuar politikisht.

Grupi i personave që e ka pritur djalin tim pas shkollës, një ditë më herët kishte publikuar në Facebook dhe Instragram, postim ku thuhej ‘nesër prehet shiptari’ dhe ‘kush do ta mbijetojë të hënën do të tregojë për të”.

Rashic tha se grupi i të rinjve e kanë pritur djalin e tij para shkollës dhe në fillim e kanë fyer dhe pastaj e kanë sulmuar fizikisht, dhe përdorën dorezë hekuri duke e qëlluar në kokë. 18 vjecarit i është thyer nofulla dhe tre dhëmbë.

“I janë afruar djalit tim dhe i kanë thënë ‘çfarë bën tani ti shiptar. Djali im ishte kufiri. Per mendimin tim, kjo ishte përpjekje për vrasje”.

I pyetur nga mediat për akuzat e kreut të Listës Serbe, se sulmi ndaj të birit është inskenim ndërmjet tij dhe Albin Kurtit, ai e ka hedhur poshtë duke I cilësuar të turpshme pretendime të tilla. Në një deklaratë të listës serbe thuhej se “ ky episod nuk ka lidhje me të, pavarësisht se Albin Kurti dhe Rashic po përpiqen ta paraqesin të tillë për përfitime politike. Nikolla u dhunua një ditë më parë nga 30 persona, 7 prej të cilëve gjenden në paraburgim dhe një konflikt i tillë ka ngjallur reagime të shumta.

Top Channel