Ftesë në 5/ Rrëfehet ish-Missi që s’derdhi ‘kokërr loti’: Si jam në super formë edhe pas 21 vitesh!

23/02/2021 20:19

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Elisabeta Gjonpali, vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës shqiptare në vitin 2000.

Prej asaj kohe, Elisabetën nuk e kemi parë të shfaqet në ekran, pasi pasionet e saj lidhen tërësisht me diçka tjetër.
E apasionuar pas gatimit, kërcimit dhe zyrtarisht e certifikuar në ushtrimet e jogës për fytyrën, 38 vjeçarja kujtoi pas shumë vitesh kohën kur u shpall Miss.

“Në atë kohë jemi shoqëruar nga eskorta policie. Babain tim e ka bindur Hygerta Sako që të më lejonte të merrja pjesë”, kujtoi ajo.

E ndërsa pak vite më vonë njohu partnerin e jetës, i cili i propozoi në një mënyrë mjaft romantike buzë detit.
Sot Elisabeta ndjek disa pasione, të cilët sipas saj, e kanë ndihmuar që të bëjë një jetë të shëndetshme e si rrjedhojë të ruajë linjat trupore.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA