32-vjeçarja nga Elbasani Ana Rrapushi në fillim të muajt shkurt solli në jetë djalin e saj, Dionin.
Por fëmijën e saj të dytë Ana nuk e gëzoi, pasi një dittë më parë covid 19 i mori jetës nënës së re. Lindja e fëmijës nuk u bë në maternitet, por pranë spitalit Covid 2, pasi nëna ishte në intubim. Gjinekologu Rezart Ajazi thotë se operacioni u bë në kohë rekord, në 2 minuta bebi u nxor nga barku i nënës.
“Rasti ishte sfidë sepse gjendja e saj ka qenë e rënduar pasi ishte në intubim. Duhej të veproje shumë shpejt. Gjithë operacioni ka zgjatu 30-40 minuta, ndërsa bebja u nxor për dy minuta. “, tha Rezart Ajazi, obestetër-gjinekolog.
Pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë gjendja shëndetësore e Anës u përmirësua, por ky lajm i mirë nuk zgjati për shumë kohë. Një ditë më parë 32-vjeçarja që nuk vuante nga asnjë sëmundje, humbi jetën përballë Covid 19.
“Gjatë gjithë kohës më pas u interesuam për mbarëvajtjen porsraminatore, shkoi çdo gjë mirë pasi nëna u çintubua, madje kërkoi dhe fëmijën e saj. Më pas vetën agravimi i kësaj sëmundje solli fatalitetin. Shumë teori të mjekësisë kjo sëmundje i ka lënë në pozita të vështira”, tha Ajazi.
Mjekët thonë se gjatë periudhës së pandemisë raste të nënave shtatzënë të prekura nga koronavirusi janë të përsëritshme.
“Unë sot jam pas një shërbimi 24 orësh dhe kam operuar dy nëna që ishin me Covid 19. Janë mbi 25 raste që janë trajtuar në spitalin tonë që kanë shkuar shumë mirë. Por rasti i 32-vjeçares së intubuar në gjendje të rëndë dhe shumë kritike për jetën siç edhe u tregua më pas nuk kemi pas. Ka qenë sfidë për ne”, tha Ajazi.
Top Channel