Tre gjirafa ngordhin prej rrymës elektrike nga kabllot e ulëta në parkun natyror në Kenia (fotot)

22/02/2021 19:25

Tre gjirafa kanë ngordhur pasi prekën kabllot e ulëta të rrymës elektrike në një park të botës së egër në Kenia.

Njëra u vra kur ra në kontakt me kabllin elektrik të dielën, kurse dy të tjera ishin varë në një incident të ngjashëm të premten.

Të treja ato ishin xhirafa të racës ‘Rothschild’, që listohen si specie të rrezikuara, shkruan britanikia DailyMail.

Incidentet ndodhën në parkun natyror të Soysambu në rajonin kenian Nakuru dhe shkaktuan zemërim në rrjetet sociale, veçanërisht ndaj kompanisë së mirëmbajtjes së linjave elektrike.

Sot kompania përgjegjëse Kenya Power and Lighting tha se do të zhvendosë linjat elektrike, shkruan agjencia vendase Nairobi News.

Grupet lokale mjedisore thanë se kjo nuk është hera e parë që xhirafat vriten nga kabllot elektrike. Grupi ‘Climate Change Kenya’ thotë se të paktën 11 xhirafa kanë gjetur vdekjen në këtë mënyrë.

Në parkun e Soysambu strehohen 124 xhirafa, duke përfshirë 50 meshkuj, 41 femra e 33 këlyshë, sipas regjistrimit të gushtit 2018.

FOTO GALERI
1/3
Tre xhirafa kanë ngordhur pasi prekën kablot e ulëta të rrymës elektrike në një park të botës së egër në Kenia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA