Kryeministri Edi Rama i pyetur lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili nga Vlora tha se referendumin se ndal asnjë marifet me kartat, ka dashur ta injorojë si përgjigje duke thënë se do të fokusohet te vaksina.
Por këtu Rama shtoi se luftat me shpata janë për fëmijë e madje dhe ironizoi.
Rama: Unë do dëshiroja të fokusohesha se pse jemi këtu që është arsye madhore, për të siguruar vaksinat për shqiptarët, sepse është një luftë, por jo me shpata se ajo është për fëmijët ose për atë që kanë shkëputje të mburojës me trurin. Kjo është një luftë e madhe komunikimi, unë dua që çdo natë që kam mendimin e fundit, të jetë që bëmë dhe bëra cdo gjë që munda dhe për sot, kjo është lufta për mua, të tjerat janë ngjare rrethanore që se meritojnë shkeputjen e vëmendjes .
Sa për fashat e vaksinimit, targeti i parë , 65+, nuk fillojmë nga 65, por fillojmë nga lart për të shkuar te 65, se sa e më e madhe mosha aq më i madh rreziku, dhe se ke të gjitha dozat për të gjithë ata që janë 65+ s’ka problem shtrihet me shpejtësi në të gjithë fashën .
Edhe vaksinimi që iu bë atyre të njohurve nuk përfshiu persona po aq të njohur nën 80 vjet, që të ruajmë barazinë mes njerëzve dhe e vetmja që që mbetet për diskutim absurd ishte pse u fillua nga Alfred Moisiu.
Top Channel