Detaje të reja dramatike kanë dalë për pengmarrjen e pazakontë dhe burgosjen e fshehtë të Princeshës Latifa.
Mikesha e saj Tiina Jauhiainen ka thënë se nuk ka dëgjuar nga shoqja e saj prej muajsh.
Princeshë Latifa, e burgosur në Dubai pas një tentative të guximshme arratisjeje, kishte kontaktuar me të me anë të një telefoni të fshehtë që kishte mundur të siguronte.
Herën e fundit që Tiina u takua me Latifa, ato zbaviteshin në kuvertën e një jahti, duke udhëtuar mes oqeanit Atlantik.
Kjo ishte në shkurt 2018, kur ato kërkonin të zbatonin planin e rrezikshëm për të nxjerrë Latifa jashtë Dubai, që ajo të niste një jetë të re jashtë vendit.
Prioncesha është një nga të paktën 25 fëmijët e Sheik Mohammed bin Rashid al Maktoum, sundimtar i Dubai.
Sheiku e ka transformuar emiratin në një qytet të shkëlqyeshëm, ku njerëzit vërshojnë për të bërë biznes, dhe si qendrën e zbavitjeve të rajonit. Por për gratë e Emirateve, ligjet dhe zakonet e bëjnë jetën shumë të kufizuar.
“Nuk më lejojnë të drejtoj makinën, apo ashtu të udhëtoj apo të largohem nga Dubai,” thoshte Latifa në një video të regjistruar pak para tentativës së arratisjes.
“Unë nuk kam dalë nga vendi që prej vitit 2000. Kam kërkuar shumë për këtë, te dal për të studiuar, për të bërë gjëra normale. Ata nuk më lejojnë”.
Teksa qëndronte në apartamentin e Tiina, Latifa fliste me optimizëm për të ardhmen.
“Ndjehem pozitive për të ardhmen. Mezi pres që të zgjoihem në mëngjes dhe të bëj atë që dua”.
Princeshës nuk u lejohej të mbante pasaportën prandaj ato u detyruan të dilnin fshehurazi nga Dubai për të shkluar në brigjet e Oman.
Ato kishin planifikuar të lundronin në oqeanin Indian dhe më pas të fluturonin drejt Shteteve të Bashkuara, ku Latifa do të kërkonte azil politik.
Por tetë ditë më vonë, sapo ato po afroheshin në brigjet e Indisë, arratisja nisi dështimin e saj.
Njerëz të armatosur u ngjitën në barkë. Dy shoqet u fshehën në tualitein e jahtit por granatat tymuese i detyruan të dilnin.
“Latifa ulërinte e godiste me shkelma. Ajo thoshte se nuk donte ta kthenin në Emiratet e Bashkuara. ‘Më mirë më vrisni këtu’”, tregon Tiina për herën e fundit që e pa shoqen e saj.
Në videot e saj të fundit, Latifa tregon detaje të bastijses së jahtit.
“Unë po rezistoja, kur një prej tyre nxorri një çantë të vogël nga e cila mori gjilpërën dhe më injektoi në krah”.
Latifa thotë se më vonë e transferuan në një anije ushtarake indiane.
“Tre komando më morën në një korridor e më pas më futën në një dhomë të madhe. Unë i përsërisja emrin tim Latifa al Maktoum. I thashë ‘nuk dua të shkoj në Dubai, dua azil, jam në ujëra ndërkombëtare, më lini të shkoj’”.
Por lutjet e saj ranë në vesh të shurdhër dhe më pas ajo u mor nga një komando i Emirateve.
Princeshës iu dha një qetësues dhe u dërgua me avion në Dubai.
Ndërsa Tiina u dërgua në Emiratet me ekuipazhin e barkës, ku u mbajt në paraburgim për dy javë. Ajo më pas nisi të tregojë historinë për mediat ndërkombëtare dhe krijoi një grup sensibilizimi të quajtur ‘Free Latifa’ si dhe ngriti çështjen e priceshës në Kombet e Bashkuara.
Vetëm javës që kaloi princesha tashmë 35 vjeçare, u shfaq në një tjetër video të fshehtë, duke folur me pëshpërima nga cepi i një tualeti.
Ajo thoshte: “Po bëj këtë video nga një tualet, sepse është vendi i vetëm ku ka një derë që mund ta mbyll. Jam një peng, nuk jam e lirë. Jam e skllavëruar në këtë burg”.
Princesha dukej e zbehtë dhe e enjtur, pasi mund të kishte vite që nuk shihte dritën e diellit.
Ajo vazhdonte: “Jam në një vilë të konvertuar në burg. Trë gjitha dritaret janë me hekura. Ka pesë policë jashtë dhe dy police gra brenda shtëpisë. Nuk mund të dal jashtë as për të marrë ajër”, thoshte princesha mes të tjerash duke dokumentuar historinë e saj të pazakontë.
Top Channel