Presidenti Ilir Meta nga Vlora i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama se “Presidenti ka ikur nga trutë” ndërsa dhe e ka akuzuar se po bën fushatë natën duke lëvizur e takuar banorët jashtë kompetencave të tij.
Sipas Metës këto deklarata janë gënjeshtra të fabrikuara nga zyra e Ramës, të cilën e quajti edhe kryeoligark.
“Meqë më tha që shkoj fshehurazi në Vlorë, thash të shkoj njëherë ditën me diell. Këtu keni një shkrim të sotëm që, Ilir Meta takime të fshehta për të nxjerr LSI nga llumi në Vlorë, e cila pretendon se Meta ka qenë fshehurazi në Vlorë për të kërkuar vota për LSI, por këtu keni të njëjtën foto të takimit të Selenicës takim i kërkuar prej tyre për rrugën që janë mashtruar. Ju si gazetarë profesionistë që jeni dhe të pa kapur që jeni po u lë foton dhe shkoni verifikoni. Ajo që më ka habitur ishte deklarata e kryeministrit se Presidenti ka iku nga trutë.
Shkoni verifikoni foton dhe për të raportuar të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përjetësojë, një sistem të gënjeshtër në të gjithë vendin.
I them atij dhe të gjithë të tjetër se sa herë të më përmendi nga Vlora, përgjigjen do të vijë ta jap këtu, pasi Vlora e meriton të mos jetojë më me gënjeshtra por të jetojë më dinjitetin që i takon. Ata kërkojnë të mashtrojnë popullin me një asfalt elektoral . Ju e dini se presidenti ka vajtur në mes të ditës më banorët në Orikum për shkak të grabitjes që i bëheshin pronave të tyre.
Unë jam këtu jo vetëm për t’ju thënë gënjeshtrat që janë shndërruar në një sistem, por një apel gazetarëve tu referohen fakteve dhe të mos riprodhojnë shpifjet që dalin nga zyra e kryeoligarkut me të vetmin qëllim për të zgajtur agoninë e një regjimi që bazohet vetëm tek mashtrimet dhe gënjeshtrat duke tradhtuar rëndë interesat e qytetarëve të Vlorë dhe të gjithë Shqipërisë. I siguroj nga Vlora se në 25 prill Shqipëria do i takojë shqiptarëve dhe jo oligarkëve , ky është zotimi im”, tha Meta.
Top Channel