Kreu i qeverisë Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për të shtyrë afatin e kartave të identitetin përtej 25 Prillit në mënyrë që të mos ndikojë në procesin zgjedhor, është shprehur se është një kërkesë e arsyeshme nga ana e tyre.
Pas mbledhje se shtabit elektoral në selinë e PS-së, Rama është shprehur se kërkesa do të shqyrtohet në vijim për të parë se çfarë mund të bëhet.
“Nuk e kam dëgjuar propozimin por kur bëhet fjala për zgjedhjet, ato janë të përbashkëta, rregullat e lojës janë bërë bashkarisht dhe çdo propozim i arsyeshëm është i mirëseardhur. Bën sens dhe do trajtohet me seriozitetin e duhur që palët të ndihen të barabarta”, tha Rama
Rama u shpreh se nuk përjashtohet mundësia e kandidimit në listat e PS të personave që vijnë nga parti të tjera, por shtoi se kjo do të mbetet në tagrin e drejtuesve politikë në qarqe. ” Drejtuesi e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja”, tha Rama.
“Nuk bëhet fjalë për opozitë. Bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë detyrë e drejtuesve të cdo qarku. Është e qartë se asnjë ata që kanë barrën për të propozuar listën e skuadrës së qarkut dhe së bashku propozojmë listën e skuadrës kombëtare. Puna ka nisur prej shumë kohësh. Kemi bërë proces për të rinjtë. Është një proces që ka përfunduar nga pikëpamja e seleksionimit. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet. Do të përfshijnë të rinj si prurje që vijnë nga rruga e angazhimit dhe ambicies për të qenë pjesë e jona. Do kemi bazën e skuadrës tek ata me eksperiencë.” ka thënë Rama.
Top Channel