Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Rej Manaj vazhdon të shfaqet në një formë të mirë në këtë periudhë në Segunda Division B të futbollit spanjoll.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare që është pjesë e skuadrës së Barcelona B shënoi një tjetër dygolësh pas atij me skuadrën e Prat, por këtë radha duke kontribuar në fitoren tenistike 6-0 ndaj Hospitalet. Festivali i golave për Barcelona B nisi në minutën e 20 pikërisht me Rej Manaj që shfrytëzoi mjaf mirë një krosim të Alvaro Sanz dhe me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi shqiptar gjeti edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të 7 sezonal, pak caste përpara mbylljes së pjesës së parë teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe në atë moment rezultati i ndeshjes shkoi në 3-0 për Barcelona B që në 45 minutat e dyta shënoi edhe 3 herë të tjera për të vulosur fitoren 6-0 të skuadrës katalanase.
Gjeti golin edhe sulmuesi tjetër i përfaqësueses shqiptare Armando broja që aktivizohet në kampionatin Holandez të futbollit me Vitessen që këtë të diel luajti në fushën e PSV Eindhovem. Futbollisti 19 vjecar zhbllokoi rezultatin e sfidës teksa që në minutën e 4 shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, Vitesse duke e cuar në 8 numrin total të golave të shënuar prej tij në këtë sezon. për fat të keq, ky gol nuk i shërbeu Vitesses që e humbi këtë ndeshje pasi PSV përmbysi gjithcka teksa e mbylli sfidën në 3-1
Top Channel