Deputeti Ralf Gjoni ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit për integrimin e Shqipërisë në BE.
Deputeti Gjoni e ka cilësuar si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që shtoi se integrimi ka ngecur në një rrjetë me katër fije.
Duke iu drejtuar me tone të ashpra edhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, Gjoni tha se gjatë mandatit të saj kushtet për Shqipërinë do të shtohen nga 15 në 150.
Gjoni madje shtoi, se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70. Po ashtu Gjoni sulmoi edhe ambasadorin britanik, ku tha se ky është kulmi i ironisë që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Ralf Gjoni: E dashur ministre Xhacka, unë e kuptoj pozitën tënde për të folur për momentum por e di më mirë shumë mirë që ne e kemi humbur prej kohës si Shqipëri dhe kemi qenë të fundit për shpalljen e pavarësisë, të daljes nga komunizmi edhe në integrim dhe të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.
Integrimin evropian këta bajraktarët tanë kanë kthyer në imagjinare. Filloi si një ëndërr dhe nga ëndërr e përbashkët u trajtua se aspiratë dhe sot kush ka dy pare tru e dinë që integrimi është një fabul që vetëm kalamajtë dhe njerëzit me aftësisë të kufizuara trurore mund ta besojnë. Ky këshilli i BE, o Myslym e di si më duket mua si ajo “Taulanti kërkon një motër”. Krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.
Tani nga motra e madhe kaloi te motra e vogël, Taulanti është përsëri në kërkim të një motre.
O ça gallate. Oh zot i madh. A thua se nuk ka komision të politikës së jashtme që paska nevojë për këshillin kombëtar të integrimit që duhet si këshilli i 5 qershorit.
Kjo është të vesh duart në kokë dhe të ulërasësh, mua më dhemb kur shof se si klasa politike tallet me aspiratën e shqiptarëve. Integrimi është një fabul e ngecur në një rrjetë, e thurur me katër fije, fija e parë është refuzimi i Be për të zgjeruar bashkimit. Nuk ka oreks për zgjerim dhe kjo fabul do zgjatet si një llastik dhe shqiptarët duhet ta dinë. Nga 5 Oltë e Dashur shkojnë në 15 kushte. Gjatë mandatit tënd do shkojnë 150 kushte, do përballemi me konference, raporte dhe me fjalë retorike boshe për integrimin.
Fija e dytë janë grupet kriminale, që influencojnë politikën dhe që do të ushtrojnë influencë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet e 25 prillit do ishin çdo gjë veçse të lira dhe të ndershme. Vota është e paracaktuar dhe është një dhuratë që Opozita e Bashkuar ja ka bërë dhuratë për mandatin e tretë.
Fija tretë, kompleksi inferioritet të Shqiptarëve. O shqiptar pse dridheni, është turp që ne lëpihemi në këtë farë feje. Turp për ne që s’kemi pikë dinjiteti
Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit.
Top Channel