Policia ka vënë nën pranga një 33-vjeçar i cili është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Kështu, policia arrestoi shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Njoftimi i policisë/ Kukës
Bëri manovra të rrezikshme me mjet, në gjendje të dehur, gjatë orarit të karantinës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.
Top Channel