TIRANË – “Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot popullin, Shqipëria ka Zot” Kjo ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në facebook teksa krahas ka shpërndarë edhe një video me të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.
Më herët, Spaho i është referuar gjendjes ku jeton çifti Dhespollari, në Qafëzez të Kolonjës, të cilët sipas tij, vazhdojnë të jetojnë në rrënojat e tërmetit duke rrezikuar jetën.
“Banori që po takon Spaho, quhet Petraq Dhespollari. Ndonëse ai dhe bashkëshortja e tij, shtëpinë që po i tregojnë Spahos, e dëmtuar sot nga tërmeti, nuk e kishin të tyren, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit, për këtë çift është gjetur një alternativë e rë jetese nga autoritetet shtetërore”, thuhet në video.
“Faktet tregojnë se Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë”.
Po ashtu, përmes një vendimi të datës 23 shtator 2019, Këshilli Bashkiak Kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 % për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit.
Më pas është lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe Dhespollarit në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres.
“Sikurse tregon edhe kjo faturë e bonusit të qirasë, Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qirasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë”, thuhet në video.
“Por ndërkohë që çifti i të moshuarve ka mundësinë ta kalojë dimrin në një banesë me kushte normale, Partia Demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, të njerëzve të zakonshëm, me shpresën se vetëm kështu, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, do të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash”, u shpreh Rama.
Top Channel