Arriti fitore spektakolare ndaj Charlton/ Marku: Më tha do të të shtrij në tokë, pasi e munda i thashë…

22/02/2021 13:52

Pas fitores ndaj boksierit të njohur anglez Rylan Charlton, Florian Marku rrëfen eksperiencën për “Shqipëria live”.

Ish-kampioni i kick boksit botëror tashmë është një nga boksierët profesionist më të vlerësuar në Angli.
I kam pritur këto momente që kur kam qenë fëmijë, kam punuar shumë. Kam nënshkruar kontratë me një menaxher që kanë nënshkruar më të mëdhenjtë“, thotë Marku.
Po ashtu rrëfen diskutimin që bëri me kundërshtarin para dhe pas sfidës. “Para ndeshjes më tha do të të bëj të fshish dyshemenë. I thashë do të të rrah. Pasi e munda i kujtova çfarë i kisha thënë në fillim“.
Ai pranon se në boks je i sukseshëm nëse ke psikologji të fortë.

Boksieri shqiptar mposhti britanikun Rylan Charlotn me “knockout” teknik, në raundin e tetë, teksa stafi i anglezit hodhin peshqirin (shenjë e dorëzimit) në një moment të vështirë, kur Marku po i shkaktonte dëme të mëdha rivalit të tij.
Për ndeshjen paraardhëse përfundoi barazim: Ishte e njëanshme, ka qenë raciste mesiguri. Ajp ndeshje mbase ishte shkruar në letër për të humbur por unë e rrëzova dhe e nxori barazim sepse nuk justifikonte dot humbjen. “Kundërshtari u lodh, aq sa është akoma në spital. Mora peshqirin dhe nuk e godita më sepse më erdhi keq“, thotë kampioni.

Dueli i në arenën mitike të “Uembley”-t të Londrës ishte spektakolar, me grushtime të fuqishme nga të dy boksierët. 28-vjeçari shqiptar, i cili pësoi një “knockdown” në raundin e gjashtë, arriti të fitonte terren dhe në fund, falë një serie grushtesh e detyroi stafin e kundërshtarit të kërkonte dorëzimin.

Conor Benin e ka ftuar për ta sfiduar në ring por e ka refuzuar. “Mund të më japë çelësin për kampionatin e botës, por për mua është si gjithë të tjerët“, shton Marku.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA