Lënda narkotike ishte fshehur  në tabanin e një karrocerisë së një kamioni me targa bullgare,pak përpara se të hipte në tragetin e linjës Igumenica-Brindizi.

Dy drejtuesit e kamionit,të dy shtetas grekë,njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare nga fieri,u arrestuan.

Sipas policisë greke,lënda narkotike ishte ngarkuar në Greqi dhe kishte destinacion Belgjikën.

Ende nuk dihen pritësit e saj,ndërsa  dy shoferët thanë se nuk kishin dijeni për ngarkesën,por autoritete thonë se ishin në dijeni të tentativës për transportim e lëndës narkotike prej organizatës,anëtarë të së cilës dyshohet se janë dy të arrestuarit.

Ata do të dërgohen në gjykatë për masë  sigurie,kurse në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni ,4 celularë dhe një shumë  të hollash.

Për gjetjen e drogës,u përdorën qen të departamentit të anti drogës se Epirit.

Top Channel