Lënda narkotike ishte fshehur në tabanin e një karrocerisë së një kamioni me targa bullgare,pak përpara se të hipte në tragetin e linjës Igumenica-Brindizi.
Dy drejtuesit e kamionit,të dy shtetas grekë,njëri prej të cilëve me origjinë shqiptare nga fieri,u arrestuan.
Sipas policisë greke,lënda narkotike ishte ngarkuar në Greqi dhe kishte destinacion Belgjikën.
Ende nuk dihen pritësit e saj,ndërsa dy shoferët thanë se nuk kishin dijeni për ngarkesën,por autoritete thonë se ishin në dijeni të tentativës për transportim e lëndës narkotike prej organizatës,anëtarë të së cilës dyshohet se janë dy të arrestuarit.
Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie,kurse në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni ,4 celularë dhe një shumë të hollash.
Për gjetjen e drogës,u përdorën qen të departamentit të anti drogës se Epirit.
Top Channel