Rama: Shqipëria, nga e fundit në rajon kalon në vendin e parë që përthith fonde nga BE për bujqësinë

21/02/2021 10:38

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Elbasani, ku u fokusua në fushën e bujqësisë dhe tha se në këtë sektor janë bërë shumë investime.

Ai theksoi se Shqipëria po bëhet nga vendi i fundit në rajon në vendin e parë që sot përthith fonde nga BE për bujqësinë.

“Parcelat ishin djerrë jo se njerëzit nuk donin të punonin por sistemit e ujitjes ishin jashtë përdorimit si pasojë e  mosmirëmbajtjes dhe pastrimit të tyre. Ne sot nuk jemi më siç ishim disa vite më parë, vendi i fusnit në rajon për kapacitetin thithës së fondeve të BE për bujqësinë, por jemi vendi i parë në rajon, pasi kemi transformuar qasjen dhe mënyrën e organizmit për të adresuar këtë financim të rëndësishëm dhe kemi transformuar marrëdhënien me sipërmarrjen në fshat që kanë sjellë si rezultat projekte të besueshëm.

Rruga e bujqësisë është e vështirë dhe me sfida shumë komplekse por e hapur dhe besoj se edhe masa jonë e fundit e naftës pas asnjë taksë për fermerët do i ndihmojnë shumë për të rritur prodhimin. Ne përpara disa vitesh kishim një raport si vend 1 me 7 të eksportit-Importit. Sot eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Është përgjysmuar vlera e importeve se është rrite vlera e prodhimit në vendin tonë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA