16/11 14:06
112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI sot për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.
Gledion Rehovica ka folur menjëherë pas largimit të 112 grave të LSI-Berat. Ai ka deklaruar se po vazhdon pastrimi i LSI-së nga “llumi”.
“Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi,pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim”-,ka thënë Rehovica.
Ka qenë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI.
Vreko ka deklaruar se, ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera, që kanë kontribuuar në LSI që nga krijimi i saj.
Top Channel