Operacion i rrallë në QSUT, bluzat e bardha ndërhyrje 5-orëshe në zemrën e foshnjes, i shpëtojnë jetën!

21/02/2021 09:17

Një operacion i rrallë në zemër është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se operacioni ka zgjatur 5 orë dhe fatmirësisht i ka shpëtuar jetën foshnjës vetëm 7 ditëshe.

Postimi i ministres Manastirliu:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh😇

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël😍

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel