Korçë – Ekspertë nga Tirana dhe forca të shumta ushtrie kanë këqyrur vendin ku është shkaktuar reaksioni kimik që për orë të tëra ka çliruar gazra të dëmshëm.
Ata janë përqendruar tek niveli i ndotjes që po shkaktohet dhe me pas do të përcaktohet edhe operacioni i nevojshëm për tu kryer në ambientet e ish trikotazhit.
Pas marrjes së kampioneve që do të çohen në laborator për të përcaktuar edhe gazrat që janë çliruar, specialistët vendosën të nisin menjëherë ndërhyrjen brenda ambienteve dhe më tej do të vazhdojnë me heqjen e lëndëve që gjenden aty.
Pasditen e së shtunës, tymi dhe era mbytëse u çliruan si pasojë e një reaksioni të kimikateve të mbetura në ish trikotazhin e Korçës ndërsa ky fenomen ishte përsëritur edhe herë të tjera duke u kthyer në shqetësim për banorët që jetojnë në pallatin ngjitur. I njëjti reaksion kimik u shënua edhe në vitin 2015 por situata nuk mori zgjidhje.
Top Channel