Përputhen, një format risi që menjëherë u shndërrua në fenomen. Miliona klikime, komente, shkrime, të gjitha për të ndjekur historitë e disa të rinjve, që zgjodhën ta gjejnë dashurinë në ekran.
Sa nevojë kemi ta dimë nëse e kemi mirë apo gabim në veprimet tona kur jemi të dashuruar? A është kjo bukuria e këtij emisioni dhe fakti që njerëzit e ndjekin me kaq kërshëri?
“Është kjo arsyeja që e ndjekin, e komentojnë apo e kritikojnë shumë. Imagjino sikur të ishte e kundërta. Sikur të mos flitej apo të mos ndiqej çfarë dëshpërim do ishte të bëje një emision televiziv”.
Po pse Përputhen ishte një ngjarje e rëndësishme televizive, e parë nga sytë e protagonistëve?
Sindi: Jemi tipologji të ndryshme dhe sjellin realitetin tonë pa filtra.
Shqipe: Nuk kam qenë shumë e fiksuar tek followersat po shyqyr që janë.
Murati: Është një program interesant me cdo karakter brenda, prandaj ndiqet.
Mevlani: Mundohesh të bësh dicka në jetë dhe nuk vjen kurrë. Ne mbase nuk jemi munduar dhe kemi qenë thjesht vetvetja
Andi: Do ishte dicka e jashtëzakoshme nëse dal si cift me dike nga gocat aty, sepse them kemi cfarë tju tregojmë fëmijëve.
Ana 1: Nga jashtë është dicka shumë e bukur. Nga brenda e kupton që përvec kësaj ka dhe shumë mund.
Ana 2: Kur jam kthyer në Berat më kanë thënë Ana e Përputhen
Po sa ju është dashur të jenë të guximshëm këta të rinj, që në dritat e vëmendjes dhe kameras së përditshme, të jenë të vëzhguar dhe të jenë edhe vetvetja.
Të dielën në 20.15 Exclusive
Fenomeni Përputhen
Top Channel