‘Ej ty të kam parë në TV’, Rama publikon videon me një djalë të vogël: Sipas këtij shokut unë jam 123-vjeç

21/02/2021 21:33

TIRANË- Kryeministri Edi Rama  ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet teksa bisedon me një djalë të vogël.

Vogëlushi dëgjohet teksa i thotë Ramës se ai është 20 vjeç edhe pse ai është minoren. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek Rama i cili e ka ngacmuar duke e pyetur sërish për moshën.

Rama shkruan krahas videos: ‘Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç’.

Rama: Më thuaj pak sa vjeç je?

Djali: 20

Rama: 20-vjeç apo 20 kile

Djali: Ej, po ti ke dalë te televizori?

Rama: Po ç të bëj, aty punoj unë te televizori

Djali: Ty të ka para babi në televizor

Rama: Ashtu ee? Unë ne TV punoj, ti punon në play station

Djali: Jo nuk punoj, vetëm shkarkoj lojëra, GTA , nuk e kem frikë se ajo është me armë

Rama: Mos luaj me armë

Djali: Unë nuk e kam frikë se jam burrë trim

Rama: Je burrë tim ti

Djali: Eee

Rama: Po ç’është kjo me armë mo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA