GREQI- Një 62-vjeçar i akuzuar për abuzim me person të paaftë për tu mbrojtur është arrestuar të Premten më 19 Shkurt, nga oficerët e policisë të Nën-Drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve në Atikë.

Sipas informacioneve, mësuesi 62-vjeçar mbajti marrëdhënie shumë të mira me familjen e viktimës së mitur dhe e abuzoi atë për shtatë vjet të tëra, në moshën  nga 8 deri në 15 vjeç, në shtëpinë e tij.

Rasti u zbulua pas një ankese nga prindërit e fëmijës. Në disa raste, duket se persona të tjerë ishin të pranishëm në kohën e abuzimit, ndërsa i akuzuari kryente aktin në shtëpinë e fëmijës së mitur dhe në shtëpinë e tij.

Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorin kompetent dhe të hënën ai do të kalojë për gjykim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA