“Drejtësia, më keq se politika”/ Rama: Gjyqtarët e korruptuar kanë faje dhe përgjegjësi më të rënda

21/02/2021 17:35

Mes politikanëve  dhe  gjyqtarëve  të korruptuar  peshorja e vlerësimit të Kryeministrit sa i takon fajësisë,  anon më shumë nga njerëzit e drejtësisë.  

Kjo kastë në raport me Shqipërinë ka përgjegjësia dhe faje shume  më të rënda se përgjegjësitë dhe fajet e politikanëve sepse nëse kjo kastë nuk do e kishte mbytur drejtësinë dhe nuk do e kthente drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet edhe politikanët do kishin qenë shumë më  të përgjegjshëm.” ka thënë Rama.

Në bashkëbisedimin me banorë të Elbasanit, Kryeministri pranoi fenomenin  e largimit nga Shqipëria  jo vetëm të të rinjve , por shkakun nuk e sheh tek vetja  ashtu sikurse e akuzojnë.

Përvec periudhës se Enver Hoxhes shqiptarët kane qenë gjithmonë një   popull qe kanë lëvizur,  që kanë kërkuar mundësi  të reje, horizonte të reja, që ka emigruar, që është rikthyer. Atyre që sot pretendojnë se do ndalojnë trendin e largimeve dhe do kthejnë shqiptarët me recetat e tyre çudi bërëse ishin ata  që i lanë djerrë tokat e shqiptarëve.” ka thënë Rama.

Fushatës së kundërshtarit politik përpiqet  të mos  i japë  vëmendje, por dallimi  mes  dy  kampeve   për  të  është  i madh.

“Ne nuk jemi në një fushatë elektorale ku jemi gati të premtojmë  nënë e babe  për  të  marrë  vota, por  jemi  në  kushtet  kur  duhet  te  jemi  të  qartë  që  atë që themi ta bëjmë.“ ka thënë Rama.

Rama  u ndal  në  planet e së  tashmes  dhe  të  ardhmes  nëse  votëbesohet  edhe  për një mandate te ri, mes  tyre  projekti  i autonomisë  spitalore, i cili do të  nisë  nga  spitali i Fierit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA