Trafikonte lëndë narkotike në Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari
20/02/2021 11:09
Një shtetas, i cili ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike u arrestua sot nga policia.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Bie në prangat e policisë një 42-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, ndaluan shtetasin L. S., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në vitin 2017, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i mjeteve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel