Pinguini i verdhë i panjohur më parë, kapet nga fotografët në Antarktikë (fotot)

20/02/2021 20:55

Një fotograf i botës së egër thotë se beson se ka fotografuar një pinguin të verdhë të paparë ndonjëherë, në brigjet Antarktike të oqeanit Atlantik.

Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi Yves Adams. 43 vjecari drejtonte një ekspeditë dy-mujore në Antartikë dhe në jugun e oqeanit Atlantik në dhjetor, kur ndaloi në ishujt e largët Georgia e Jugut.

Teksa nxorri aparatin e tij pikasi zogun e pazakontë mes rreth 120,000 pinguinëve të kolonisë së Salisbury Plain.

Pinguini i verdhë raportohet se është me gjendjen ‘leucistike’ – që shkaton humbje të pjesshme të pigmentimit te kafshët. Yves, nga Ghent, në Belgjikë, e përshkruante eksperiecën si unike.

“Nuk kisha parë kurrë pinguin të verdhë më parë. Kishte rreth 120 000 zogj në atë plazh dhe vetëm një ishte i verdhë”.

Yves spjegon më tej: “Prej gjendjes së tij leuciostike, qelizat e tij nuk prodhojnë me melaninë kështu që pendët normalisht të zeza kthehen në ngjyrë të verdhë ose qumështi. Ne të gjithë u emocionuam kur e pamë, lamë gjithçka dhe morën kamerat. Ishim me fat që zogu ishte ulur pranë nesh dhe pamja nuk ishte e bllokuar nga deti apo nga kafshë më të madha”.

FOTO GALERI
1/8
Specia e rrallë dallohej qartë nga shokët e tij bardhë e zi, tregon fotografi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA