Pas raportimeve të ditëve të fundit për shtatë qen me qime ngjyrë blu, një tufë e re shihej sot e ngjyrosur në rozë pranë të njëjtës ish-fabrikë kimike në Rusi.
Incidentet u raportuan nga Dzerzhinsk, një nga zonat më të ndotura prej kimikateve në vend.
Njw ditw mw parw htatë qen rruge me pellush të ngjyrosur blu u panë pranjë fabrikes të braktisur te xhamit në Dzerzhinsk, qyteti industrial pranë Nizhny Novgorod, 370km në lindje të Moskës.
Pamjet u bënë virale në rrjet kur dikush dokumentoi tufën e pazakontë të kafshëve në 11 shkurt.
Fabrika prodhonte xham akrilik dhe acid prusik, ndërsa qentë besohet se kanë rënë në kontakt me pluhurin ngjyrosës blu brenda fabrikës.
Më 13 shkurt qentë ishin sjellë në klinikën veterinare të Nizhny Novgorod, ku iu bënë analizat dhe në fakt në pellushin e tyre u gjetën gjurmë të ngjyrosëses blu.
Mediat ruse thonë se qentë duken të shëndetshëm dhe po ushqehen, por ka shqetësime se kimikatet toksike si sulfati i bakrit mund të kenë shkaktuar ndryshimin e ngjyrës.
Ndërsa dje disa qen me pellush në ngjyrë jeshile të hapur u panë në Podolsk, qyteza industriale 37km në jug të Moskës. Në këtë rast, sipas ministrit rajonal të Moskës qentë ishin parë pranë një magazine të braktisur, ku ishin depozituar thasë me ngjyrosës të gjelbër.
Por disa rusë skeptikë në rrjetet sociale sugjerojnë se qentë në Podolsk mund të jenë lyer qëllimisht me të gjelbër si pjesë e një loje të sëmurë të tërheqjes së vëmendjes, prej zhurmës së madhe që mori lajmi i mëparshëm për qentë ngjyrë blu.
Top Channel