Ka vijuar ditën e e sotme vaksinimi në Elbasan , ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin atje ku panë nga afër punimet në spitalin pediatrik.
Ministjra tha se do të ketë 75 shtretër ku 60 do jenë me linjë oksigjeni.
Rama: Këto reliket mbajini, do jenë te muzeu realist. O Zot prandaj më shkon mendja sa herë që dëgjoj këta që flasin për shëndetësinë them larg qoftë që s’ishte covidi nëse do drejtonin këta, se do ishte hata e jashtëzakonshme.
Manastirliu: Këtu jemi gati. Kjo është qendra e vaksinimit, për stafin e spitalit të Elbasanit.
Rama: Ju falenderoj shumë, ndaj me ju keqardhjen që në disa raste abuzuesish e batakçinjsh ju bëjnë pis të gjithëve por nuk e heqin vlerën dhe sakrificën që po bëni, kurajo dhe angazhim, se dhe kjo pjesë e batakçinjve do rregullohet.
Rama: O doktor me Interin e, po pse me Interin që kur iku Murinjo, ëhë..
Manastiliu: Sot vaksinojmë 80 mjekë e infermier, vijojmë me Librazhdin, Prrenjasin dhe i gjithë qarku.
Rama: ky ka qenë si stacioni i atyre varkave të refugjatëve të Italisë tmerr.
Top Channel