Mbetjet kimike të lëna në Ish-trikotazhin e Korçës janë aktivizuar përsëri si pasojë e temperaturave dhe lagështirës duke rrezikuar jetën e banoreve.
Prej të paktën 10 vitesh në ish trikotazhin e Korçës vazhdojnë të çlirohen gazra si pasojë e reaksioneve kimike.
Bëhet fjalë për kimikatet që përdoreshin në repartin e ngjyrosjes e që qëndrojnë të shpërndara në këtë ndërtesë jashtë çdo lloj paketimi të sigurt qe do të shmangte aktivizimin e tyre. Ndërsa reaksione kimike nisin të ndodhin tym dhe gazra që vështirëson frymëmarrjen nisin të ndihen menjëherë për 10 familjet që jetojnë në këtë pallat ndërsa ata ende nuk kanë gjetur një zgjidhje nga instancat edhe pse u rrezikohet shëndeti.
Çlirimi i gazrave të tillë nuk është vetëm ndotje për ambientin por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për njerëzit që shtëpitë nuk i kanë as 20 m larg e që jetojnë thuajse mbi këto kimikate.
Top Channel